Mungon akoma zyrtarizimi, por sipas mediave italiane do të jetë Paco Jemez, trajneri i ri i Udineses, që shkarkoi nga detyra Luca Gottin dhe i ka besuar provizorisht skuadrën zëvendësit të tij, Gabriele Cioffit.
Francisco “Paco” Jemez Martin, trajner spanjoll, ka luajtur në Laliga si mbrojtës me Rayo Vallecano, Deportivo La Coruna dhe Real Saragozza. Ka luajtur 21 ndeshje me kombëtaren spanjolle në vitet 1998-2001.
Pasi vari këpucët në gozhdë, filloi karrierën si trajner në vitin 2007 fillimisht në krye të Alcalà dhe më pas tek Cordoba, Cartagena dhe Las Palmas në kategoritë inferiore të futbollit spanjoll.
Tekniku debutoi në Laliga në krye të Rayo Vallecanos dhe më pas drejtoi në elitën spanjolle Granada dhe Las Palmas. Familja Pozzo, pronarët e Udineses, e kanë njohur Jemez gjatë kohës kur drejtonte Granadan, klub që e zotëronin deri në vitin 2016.
Zgjedhja e Jemez rikujton atë të Julio Velazquez (2018), trajnerit spanjoll që rezistoi vetëm pak muaj në krye të Udineses. Jemez nuk drejton një ekip që nga viti 2020. / Oversport.tv