Pasi ka zyrtarizuar ndarjen me teknikun Gabriele Cioffi (që me shumë mundësi do të vazhdojë karrierën e tij te Verona), Udinese ka zgjedhur trajnerin që do të drejtojë skuadrën sezonin e ardhshëm.
Sipas asaj që shkruan “Sky”, drejtuesit e klubit bardhezi kanë vendosur që ti besojnë stolin teknikut Andrea Sottil, që ka zhvilluar një sezon shumë të mirë me Ascolin në Serie B.
Aktualisht po punohet që të lirohet tekniku nga kontrata që e mban të lidhur me klubin e Ascoli deri në vitin 2023. / Oversport.tv
Foto: Ascoli Calcio 1898 FC SpA Facebook