Udinese përforcon mbrojtjen, blen Filip Benkovic nga Leicester

Tashmë është zyrtare: Filip Benkovic është një lojtar i Udineses. Ka qenë vetë klubi friulian ai që jep lajmin përmes një njoftimi në faqen zyrtare:

“Mbrojtja e skuadrës bardhezi pasurohet me një tjetër element me vlerë: Filip Benkovic është një lojtar i Udineses. Ai ka firmosur një kontratë që e lidh me klubin deri në 30 qershor të vitit 2025, me mundësinë e rinovimit edhe për një sezon tjetër.

Ai është një vlerë e shtuar për mbrojtjen bardhezi, falë fizikut të tij (194 cm), që e lejon që të jetë i rrezikshëm në zonë”, shkruhet mes të tjerash në njoftimin e klubit.

Pasi shkëlqeu me Dinamon e Zagrebit, Benkovic u transferua në Premier League të Leicester, por nuk arriti që të luajë asnjë ndeshje me “dhelprat”, duke u huazuar në skuadra të ndryshme. / Oversport.tv