Udinese-Spezia dhe Verona-Torino, vend në formacion për Manaj e Berisha

Do të startojnë në orën 18:00 edhe dy sfida të tjera të Serie A. Në kuadër të javës së 37-të, Udinese do të përballet me Spezias, ndërsa Hellas Verona do të përballet me Torinon. Trajnerët e të dyja ndeshjeve kanë publikuar edhe formacionet zyrtare ku në fushë do të zbresin tre shqiptarë.

Kështu Thiago Motta ka preferuar të hedh në fushë nga minuta e parë Rey Manaj që do të mbajë i vetëm peshën e sulmit të Spezias. Gjithashtu nga minuta e parë do ta nisë edhe Etrit Berisha që është kthyer në portierin e preferuar të Ivan Juric.

I padiskutueshëm në formacion edhe Mërgim Vojvoda që është duke zhvilluar një sezon fantastik me Torinon.

Formacionet zyrtare Udinese-Spezia

UDINESE (3-5-2): Silvestri; Perez, Marì, Nuytinck; Molina, Pereyra, Ëalace, Makengo, Udogie; Pussetto, Deulofeu.

SPEZIA (4-2-3-1): Provedel; Amian, Erlic, Nikolaou, Reca; Maggiore, Kiwior; Verde, Agudelo, Gyasi; Manaj.

Formacionet zyrtare, Hellas Verona-Torino

HELLAS VERONA (3-4-2-1): Montipò; Ceccherini, Gunter, Casale; Depaoli, Tameze, Ilic, Lazovic; Lasagna, Caprari; Simeone.

TORINO (3-4-2-1): Berisha; Izzo, Zima, Rodriguez; Aina, Lukic, Ricci, Vojvoda; Praet, Brekalo; Belotti.

/oversport.tv