UEFA gëzon spanjollët e Atletico, Griezmann do jetë kundër Milanit

Antoine Griezmann do të jetë në fushë kundër Milanit të mërkurën, edhe pse UEFA e kishte pezulluar fillimisht me dy ndeshje sulmuesin francez.

Atletico Madrid ka apeluar dhe organet disiplinore në qeverinë europiane të futbollit e kanë përgjysmuar dënimin.

Kështu sulmuesi, i cili i shënoi Milanit golin e barazimit në “San Siro”, do të jetë i gatshëm për trajnerin Simeone në duelin kundër kuqezinjve në Champions League. / oversport.tv