UEFA i jep të drejtë Milanit, Çakir do pezullohet për penalltinë e Atletikos

Penallti e padrejtë për Atleticon dhe Çakir do të dënohet. Kjo është ajo që bëhet me dije nga “SportMediaset”, referuar episodit vendimtar në prballjen mes Milan dhe Atletico Madrid.

Një penallti në kohën shtesë i hoqi Milanit mundësinë që të dilte me një pikë ndaj Atletico Madrid, pas një ndeshjeje heroike, duke luajtur me dhjetë për më shumë sesa një orë lojë.

Ai episod mes Lemar dhe Kalulu është konsideruar një gabim i rëndë. UEFA e ka vlerësuar të parregullt 11 metërshin në favor të Atletico Madrid dhe për këtë, koniderohet një dështim bashkëpunimi mes arbitrit Çakir dhe atij në VAR, Bitigen.

Kjo nënkupton që për të dy do të ketë pezullim. Duke ditur që dënimet për arbitrat nuk publikohen, atëherë pritet që me kohën të mësohet edhe se sa do të kushtojë për Çakir ndëshkimi që u bëri kuqezinjve në ndeshjen e dytë të Champions League. /Oversport.tv