Vazhdon “lufta e ftohtë” mes UEFA-s dhe FIFA-s në lidhje me propozimin e kësaj të fundit për të zhvilluar Kupën e Botës për meshkuj dhe femra çdo dy vjet.
Federata e futbollit europian ka bërë zyrtare një komunikatë për shtyp të gjatë ku denoncon idenë e Botërorit çdo dy vjet, duke u rreshtuar kundër FIFA-s, që edhe sot, nuk ka pranuar të ballafaqohet:
“Në 14 shtator, UEFA dhe 55 federatat që aderojnë në të i ka kërkuar FIFA-s të organizojë një takim special për të shprehur shqetësimet e tyre që lidhen me këtë projekt. Deri më tani, UEFA dhe 55 federatat nuk kanë marrë përgjigje”.
Më tej në komunikatën zyrtare jepen edhe shkaqet pse UEFA është kundër idesë së zhvillimit të Kupës Së Botës çdo dy vite.
Pasi do të kishte shumë pasoja, ndër më kryesoret në lidhje me kalendarin e turneve kombëtare, kalendarin e turneve ndërkombëtarë për klube, efekteve mbi shëndetin mendor dhe fizik të lojtarëve dhe efekteve mbi turnetë e moshave.
“UEFA është e zhgënjyer me metodologjinë e përdorur, për ndryshime radikale pa dëgjuar më parë palët e interesuara”-mbyllet komunikata për shtyp e qeverisë së futbollit europian. / Oversport.tv