UEFA me dorë të hekurt, dënohen tifozët e ekipit të Premier League

UEFA nuk ka bërë asnjë hap pas dhe ka dënuar tifozët e West Ham pas trazirave të shkaktuara në sfidën ndaj Genk. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një komunikate zyrtare në mediat e saj.

Ata kanë konfirmuar se UEFA ka vendosur sanksione për ta për shkak trazirave në udhëtimin e tyre në Belgjikë. Disa tifozë të cilët ishin pa bileta arritën të hynin në mënyrë të paligjshme në stadium ku shkaktuan edhe trazirat.

Kështu, tifozët e West Ham nuk do të mund të udhëtojnë në sfidën e ardhshme kundër Rapid Vienna më 25 nëntor. Klubi ndërkohë ka reaguar duke shprehur keqardhjen e tij për këtë vendim. Ata gjithashtu kritikuan UEFA-n për kohën e njoftimit pasi tashmë iu duhet të rimbursojnë edhe biletat e tifozëve. /oversport.tv