UEFA tërhiqet për momentin dhe dosja “Super League” është mbyllur, pasi një gjykatë në Madrid urdhëroi pezullimin e procedimit disiplinor dhe çështja i ka kaluar për shqyrtim Gjykatës Europiane të Drejtësisë në Luksemburg.
Kështu UEFA nuk do të marrë asnjë procedim disiplinor kundër klubeve si Real Madrid, Barcelona dhe Juventus, që e mbajnë ende gjallë idenë e Superleague, edhe pse 9 klubet e tjera u tërhoqën.
Ndaj tre klubeve UEFA pat hapur procedim, ndërsa në qershor vendosi ta pezullonte për momentin. Mbrëmjen e djeshme Trupa e Apelit e mbylli çështjen pa asnjë masë disiplinore.
Edhe gjobat për klubet e tjera u pezulluan dhe nuk do të ekzekutohen. 9 klubet i kishin pranuar gjobat, por me zhvillimet e fundit nuk do të duhet t’i paguajnë. / oversport.tv