Ukraina mposht Empolin në miqësore, në “Castellani” fiton solidariteti

Empoli dhe kombëtarja e Ukrainës kanë luajtur sot në mbrëmje në “Castellani” një ndeshje miqësore në shenjë solidariteti ndaj popullit ukrainas.

Ndeshja është fituar nga ukrainasit me rezultatin 3-1, por më shumë se rezultati, më i rëndësishëm ka qenë mesazhi që ka dhënë kjo miqësore.

Të ardhurat e grumbulluara nga biletat e kësaj sfide do të shkojnë për bamirësi dhe do të dorëzohen të gjitha në platformën Ukraine United24, ku mblidhen donacione për popullin ukrainas nga gjithë bota. / Oversport.tv

Foto: Empoli Fc Official Twitter

Empoli-Ukraine 1-3

La Mantia 45’ / Yaremchuk 26’, Karavaev 46’, Pikhalyonok 53’