Ukraina një hap larg Botërorit! Mposht Skocinë, në finale të “play off” e pret Uellsi  

Ukraina shkon në finalen e “play off” që të çon në Kupën e Botës Qatar 2022 pasi mposhti Skocinë me rezultatin 3-1. Edhe pse lufta në territorin e saj vazhdon, Ukraina gjen edhe më shumë motivim, ndërsa në finale e pret Uellsi për të caktuar edhe ekipin e fundit europian që do të shkojë në Katar.

Ukraina e nis më mirë ndeshjen dhe në shumicën e takimit thuajse nuk e vë në asnjë moment në dyshim fitoren. Është Yarmolenko ai që i jep avantazhin në pjesën e parë duke i çuar edhe ekipet në dhomat e zhveshjes me rezultatin 1-0.

Në minutat e para të pjesës së dytë, Yaremchuk dyfishon gjithçka duke i çuar shifrat në 2-0 për Ukrainën. Skocia nuk dorëzohet lehtë dhe ngushton diferencat me McGregor, për të provuar një mrekulli në minutat e fundit.

Megjithatë, në fund është sërish Ukraina që realizon dhe vulos rezultatin final të takimit në 3-1. Me këtë fitore tashmë Ukraina do të ndeshet në Kardif me Uellsin për një vend në Kupën e Botës në Katar. /oversport.tv

Foto: FIFA World Cup, Twitter