Ulpiana i shkakton humbjen e parë Ballkanit, Prishtina thyen Drenicën

Ballkani ka pësuar humbjen e parë në kampionat dhe ka lëshuar kreun e renditjes. Ekipi nga Suhareka u thye kundër Ulpianës, në minutat shtesë, kur Ardi Shala realizoi golin e fitores për skuadrës e tij.

Takimi u mbyll me rezultatin 2-1 dhe Shala nuk ishte protagonist vetëm me golin trepikësh, pasi në fillim të pjesës së dytë shënoi autogol dhe i dha epërsinë Ballkanit.  Iran Jr, pjesë e Teutës vjet, ishte ai që shënoi golin e barazimit.

Kështu Drita mban vendin e parë në klasifikim, pasi edhe Drenica është mposhtur nga Prishtina që ngjitet në vendin e gjashtë me 16 pikë. Besnik Krasniqi shënoi golin e vetëm të bardhekaltërve.

BKT Superliga – JAVA 12

Ulpiana-Ballkani 2-1
Shënues:
Iran Jr. 69’, Ard. Shala 93’ / Ard. Shala (aut.) 47’

Prishtina-Drenica 1-0
Shënues:
Krasniqi 83’

/ oversport.tv