Merkatoja e Barcelonës është zhbllokuar falë një rinovimi. Tashmë është zyrtare që Samuel Umtiti ka rinovuar me Barcelonën deri në vitin 2026.
Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi katalanas nëpërmjet një komunikate zyrtare në media. Në të shkruhet se kontrata e re do ta mbajë të lidhur mbrojtësin francez deri në 30 qershor të vitit 2026.
Ajo që e ka ndihmuar Barcelonën nga ky rinovim është se Umtiti pranoi një rrogë të reduktuar nga klubi. Si rrjedhojë, katalanasit duke u bazuar edhe në kushtet e Fair Play Financiar, kanë regjistruar blerjen e tyre të re, Ferran Torres, i cili tashmë pritet të jetë në gjendje të aktivizohet nën urdhrat e Xavit. /oversport.tv
FC Barcelona and @samumtiti have reached an agreement to extend the latter’s contract until 30 June 2026. The French defender is reducing a part of the salary that he was due to receive in the year and a half remaining on his contract.
More info 👉 https://t.co/0UzCLewHDM pic.twitter.com/hNdmR2iBBP
— FC Barcelona (@FCBarcelona) January 10, 2022