Trajneri i Villarrealit, Unai Emery, ka folur në një konferencë për shtyp për sfidën kundër Atalantës në Ligën e Kampioneve: “E kisha parë Atalantën si luante në kampinatin italian, një surprizë konstante, por nuk e kisha studiuar me detaje.
Pasi e pashë, analizova dhe e njoha si skuadër, thashë uaau. Një skuadër ndryshe, që stërvitet në mënyrë të shkëlqyer, shumë inteligjente. Nëse sheh historinë e Atalantës, kupton që është ndryshe nga ajo e Villarrealit.
Ka më shumë histori, por më pak eksperiencë europiane, por ka një rritje konstante edhe falë Gasperinit, duke u konsoliduar si një forcë kryesore në Itali. Këtë gjë duam të bëjmë edhe neve në kampionat, të mos paraqitemi mirë vetëm në Europë.
Vetëm duke analizuar në detaje këtë skuadër, mund të kuptojmë vlerat e saj. Atalanta është në të njëjtin nivel me Milanin, Interin, Juventusin dhe Napolin. Duhet t’i respektojmë dhe të përshtatemi për mënyrën e tyre të lojës. Mezi presim të sfidojmë këtë skuadër të madhe me të gjitha mjetet tona”-ka përfunduar Emery./Oversport.tv