“Uniforma Ime” zbarkon në Gjirokastër, Duka: Do ndërtojmë fusha të reja

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka ka qenë i pranishëm në Gjirokastër për të vijuar projektin madhor “Uniforma Ime”. Numri një i qeverisë së futbollit ka premtuar ndryshime rrënjësore në infrastrukturën sportive në këtë qytet.

“Sot ishim në Gjirokastër për të vijuar me projektin madhor “Uniforma Ime” të FSHF-së në aktivitetin e organizuar në bashkëpunim me Shoqatën Rajonale të Futbollit Gjirokastër, ku mori pjesë edhe kryetari i Bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi.

Kënaqësi të takohesha me fëmijët, të cilët janë më të rëndësishëm se çdo gjë tjetër për të gjithë ne, por edhe me komunitetin e futbollit të këtij qyteti. Është bukur të shohësh gëzimin dhe shpresën në sytë e tyre sapo marrin në dorë uniformat e reja, që mundësohen falas nga FSHF.

Në bashkëpunim me Bashkinë e Gjirokastrës shpresoj të nisim së shpejti punën për transformimin e infrastrukturës me ndërtimin e dy fushave të reja dhe ndërhyrjen në fushën e stadiumit për të sjellë një ndryshim rrënjësor dhe zhvillimin e futbollit në këtë qytet. #GjithçkaPërFutbollin”, shkruan Duka në faqen zyrtare në Instagram. / Oversport.tv

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Armand Duka (@armand_duka)