United “fluturon” me Cristiano Ronaldon, City i përgjigjet me një tjetër portugez

Manchester United ka fituar përballë Newcastle United në stadiumin “Old Trafford” me rezultatin 4-1, ndërkohë që edhe kampionët në fuqi të City nuk falën ndaj Leicester.

Red Devils, nën udhëheqjen e teknikut Ole Gunnar Solskjaer, kanë marrë fitoren e tretë në kampionat dhe ndër të tjera protagonist ishte padyshim Cristiano Ronaldo.

Debutoi sot, për herë të dytë në shtëpinë e tij, dhe realizoi dopietë mes qindra tifozëve “The Reds”. Shënues ishin dhe Bruno Fernandes me Jesse Lingard.

Në anën tjetër, kanë fituar dhe rivalët e Manchester City-t me Leicester City minimalisht 1-0. Bernardo Silva, vendimtar me golin e tij, dhe kampionët në fuqi ndjekin “Djajtë e kuq” që kanë një pikë më shumë pas 4 javësh kampionat.

NDESHJET E TJERA – Crystal Palace fitoi pastër 3-0 me Tottenham Spurs, që në mesditë. “Spurs”-at pësuan humbjen e parë në kampionat, pas tre fitoreve minimale që e kishin pozicionuar në vendin e parë në kampionat.

Tre pikë për skuadrën e Wolverhampton, që mposhti Watford 2-0, ndërkohë Brighton triumfoi fitoi minimalisht 1-0 ndaj Brentford.

Arsenal mori fitoren e parë në kampionat, duke mposhtur minimalisht 1-0 Norwich City. Southampton-West Ham United përfundoi në barazim pa gola, ndërkohë që për më shumë se 15 minuta luajti edhe Armando Broja.

Djaloshi nga Malësia e Madhe u shfaq madje i rrezikshëm në minutat shtesë të ndeshje dhe iu afrua golit që do të kishte vlerën e tre pikëve. /Oversport.tv