Pasi ka blerë Lisandro Martinez nga Ajax dhe Tyrell Malacia nga Feyenoord, Manchester United kërkon të bëjë sërish pazar në Holandë, tek një tjetër klub i madh i këtij vendi.
Sipas asaj që shkruan “ESPN”, Erik ten Hag kërkon që të sjellë në Angli Cody Gakpo, sulmuesin anësor të PSV Eindhoven, që menaxhohet nga e njëjta agjenci që kujdeset për interesat e teknikut.
23-vjeçari është tashmë një garanci në futbollin holandez dhe jo më kot kartoni i tij vlerësohet rreth 40 milionë euro. / Oversport.tv
Foto: Manchester United, Facebook