United mposht Brighton dhe kap zonën Champions, Ronaldo rikthehet te goli

Manchester United është rikthyer te fitorja pas dy barazimesh në Premier League. Ekipi i Rangnick mposhti Brighton me rezultatin 2-0 në sfidën që u rikuperua nga java e 18-të.

United pati rastet më të mira të shënimit gjatë gjithë ndeshjes, por në pjesën e parë nuk ia dolën të finalizonin asnjë. Megjithatë, në pjesën e dytë, ishte Ronaldo ai që zhbllokoi rezultatin dhe gjeti rrugën e rrjetës pas gjashtë ndeshjes.

Gjithçka u lehtësua më shumë për “djajtë” pasi në minutën e 54-t, Dunk la me 10 lojtarë ekipin e Brighton. United vazhdoi të krijonte raste shënimi, por sërish nuk arrinin dot të finalizonin në momentin e fundit.

Golin që vulosi gjithçka e shënoi Bruno Fernandez në frymën e fundit të takimit duke e çuar rezultatin në 2-0. Kështu, United është rikthyer te fitorja dhe është ngjitur në vendin e katërt që e çon edhe në zonën Champions.

“Djajtë” tashmë ndodhen në kuotën e 43 pikëve, dy më shumë se Ëest Ham i vendit të pestë. Nga ana tjetër Brighton bie pas shtatë ndeshjesh pa humbje. /oversport.tv

PREMIER LEAGUE – JAVA 18
Manchester United – Brighton 2-0
Shënues:
Ronaldo 51’, Fernandes 90+7’

Foto: Premier League Twitter