Pak javë më parë, Mason Greenwood është rikthyer në stërvitje, por jo me ekipin e Manchester United. Sulmuesi anglez ka qenë jashtë fushave të lojës për më shumë se një vit pasi akuzohej për përdhunim ndaj të dashurës së tij.
Tashmë, 21-vjeccari duket i gatshëm të rikthehet të luajë futboll. Megjithatë, e ardhmja e Greenwood nuk pritet të jetë më tek Manchester United, pasi “djajtë e kuq” mendojnë ta huazojnë atë.
Sipas mediave italiane, Jose Mourinho ka pasur kontakte së fundmi me talentin anglez për ta transferuar atë në Romë në formë huazimi. Hera e fundit që Greenwood ishte në fushën e blertë, daton më 22 janar të vitit 2022. /oversport.tv