United përmbysje e çmendur ndaj Atalantës, Bayern bën detyrën

Bayern Munich ka marrë një fitore të lehtë kundër Benficas me rezultatin 4-0, ndërkohë që Manchester United ka realizuar një përmbysje të madhe ndaj Atalantas me rezultatin 3-2. Fitore ka gjetur edhe Villareal 4-1 ndaj modestëve të Young Boys, ndërsa Lille-Sevilla është mbyllur në një barazim të bardhë pa gola.

Ekipi gjerman pa ti anuloheshin dy gola me VAR për faull, por kjo nuk i demoralizoi aspak ata. Sane nisi festivalin e golave i ndjekur nga Everton që shënoi një gol në portën e vetë duke e çuar rezultatin në 2-0. Më pas skenën e mori në dorëzim i përhershmi Lewandowski që trefishoi rezultatin. Ndërkohë, Sane plotësoi një dygolësh pak minuta nga fundi duke e çuar edhe rezultatin në 4-0.

Përsa i përket sfidës Manchester United-Atalanta, siparin e golave e hapi Pasalic që shfrytëzoi mjaft mirë një pasim të Zappacosta dhe shumë pranë portierit e devijoi topin për ta çuar në rrjetë. Ndërkohë, goli i Demiral dyfishoi rezultatin. Harkimi i mirë nga këndi i Koopmeiners, gjeti turkun që me një goditje të fortë me kokë e çoi rezultatin në 2-0.

Për të ngushtuar rezultatin mendoi Marcus Rashford që nuk mund të falte në një rast ku ishte i vetëm përball me portierin. Atëherë kur i duhej më shumë, kapiteni nuk e braktisi anijen. Harry Maguire përfitoi nga një vendosje e keq e mbrojtjes së Atalantës dhe shënoi golin e barazimit. Përmbysja erdhi nga i përhershmi, Cristiano Ronaldo që bëri një kërcim gjigantesk në zonë. Krosa e Shaw u pa mjaftë mirë nga portugezi që goditi me kokë duke mposhtur portierin Musso dhe duke çuar stadiumin peshë për përmbysjen e madhe.

Villarreal ka arritur një fitore ndaj Young Boys me rezultatin 4-1. Spanjollët realizuan dy gola të shpejtë me anë të Pino dhe Moreno duke i krijuar edhe vetes komoditetin për të pasur ndeshjen në kontroll. Megjithatë, Young Boys arriti të reagonte në pjesën e dytë me anë të Elia duke ngushtuar rezultatin, për ta çuar atë në 2-1. Kjo nuk e pengoi ekipin spanjoll që shënoi dhe dy gola të vonë me Moreno dhe Chukwueze

Në ndeshjen tjetër Lille dhe Sevilla ndanë nga një pikë pas një barazimi pa gola. Edhe pse të dyja ekipet kishin mundësi të mira shënimi, asnjë nuk mundi dot ta çonte topin në rrjetë.

 

CHAMPIONS LEAGUE – FAZA E GRUPEVE

BENFICA 0-4 BAYERN MUNICH

Shënues: Sane 70’, 85’, Everton (autogol) 80’, Lewandowski 82’

MANCHESTER UNITED 3-2 ATALANTA

Shënues: Rashford 53’, Maguire 75’, Ronaldo 81’ / Pasalic 15’, Demiral 29’

YOUNG BOYS 1-4 VILLARREAL

Shënues: Elia 77’ /Pino 6’, Moreno 16’, 89’, Chukwueze 90+2’

LILLE 0-0 SEVILLA