Uri për Romën! Shiten brenda ditës biletat për Leicesterin, 130 mijë kërkesa

Brenda një dite janë shitur të gjitha biletat që Roma ka nxjerrë në shitje për ndeshjen e kthimit të gjysmëfinaleve të Conference League, që do të luhet kundër Leicesterit në “Olimpico” në 5 maj.

Sipas asaj që shkruan “La Gazzetta dello Sport”, kjo është hera e 11-të në këtë sezon që skuadra verdhekuqe mbush stadiumin plot e përplot.

Tifozët i qëndrojnë pranë skuadrës dhe kjo kuptohet dhe nga fakti se për këtë takim kishte 130 mijë kërkesa për bileta. Nëse plotësoheshin të gjitha duheshin 2 stadiume, prandaj më shumë se 60 mijë tifozë nuk kanë mundësi që të shohin nga afër gjysmëfinalet.

Janë shitur edhe 1600 biletat e rezervuara për Romën për ndeshjen e parë në Angli, që verdhekuqtë do të luajnë në Leicester në 28 prill. / Oversport.tv

Foto: AS Roma Twitter