“Urime, Zonjë!”, Juventusi feston ditëlindjen e 124-t

“124-vjetori i Juventusit, Urime, Zonjë!”. Në ditën e themelimit të tij, që daton në vitin 1897, klubi bardhezi feston historinë e tij duke postuar në llogarinë zyrtare në Twitter një foto, në qendër të së cilës qëndron shprehja “mitet nuk plaken kurrë. Gëzuar ditëlindjen Juventus” dhe përreth qëndrojnë portretet e 10 ish-kampionëve të mëdhenj:

Omar Sivori, Giampiero Boniperti, Gaetano Scirea, Michel Platini, Zinedine Zidane, Pavel Nedved, Gianluigi Buffon, Alessandro Del Piero, Cristiano Ronaldo e Giorgio Chiellini. / Oversport.tv