Janë përcaktuar sfidat gjysmëfinale të turneut US Open, që ka hyrë tashmë në fazën e tij më interesante.
Carlos Alcaraz ka triumfuar përballë Sinner 3-2 (3-6, 7-6, 7-6, 5-7, 6-3) në një sfidë maratonë që zgjati mbi pesë orë dhe ka siguruar një vend mes katër më të mirëve të turneut amerikan.
Në gjysmëfinale spanjolli do të ketë përballë amerikanin Tiafoe, që eliminoi në çerekfinale rusin Rublev me rezultatin e pastër 3-0 (7-6, 7-6, 6-4).
Gjysmëfinalja tjetër do të jetë ajo mes rusit Karen Khachanov dhe norvegjezit Casper Ruud. / Oversport.tv
Foto: US Open Tennis
Who ya got?! pic.twitter.com/4OGm21ZY2Q
— US Open Tennis (@usopen) September 8, 2022