US Open, Sakkari mposht Pliskova dhe shkon për herë të parë në gjysmëfinale

Gjysmëfinalistja e fundit e US Open për femra është grekja Maria Sakkari, që ka mposhtur 2-0 (6-4,6-4) tenisten çeke Karolina Pliskova, numrin 4 në renditjen e përgjithshmë.

Për Greqinë, që përfaqësohet për herë të parë në një gjysmëfinale të turneve femërore, kjo është një arritje e madhe, sidomos pas eleminimit të Stefanos Tsitsipas, që në fillim të turneut ishte një nga favoritët kryesorë për fitmin e tij.

Maria Sakkari do të përballet me britaniken Emma Raducanu në një sfidë që do të përcaktojë finalisten e US Open.

Në gjysmëfinalen tjetër, kanadezja Leylah Fernandez, surpriza e këndshme e këtij turneu, do të ndeshet me bjellorusen Aryna Sabalenka. Overspor.tv