US Open, vazhdon përralla Alcaraz. 18 vjeçar i parë në çerekfinalë pas plot 33 vitesh

Vazhdon përralla e bukur e Carlos Alcaraz në US Open.

Pasi eleminoi numrin 3 të Botës, Stefanos Tsitsipas në turin e tretë të turneut, spanjolli ka fituar edhe “maratonën” me 5 sete (5-7, 6-1, 5-7, 6-2, 6-0) kundër gjermanit Peter Gojoëczyk.

Falë këtij suksesi ai bëhet tenisti i parë 18 vjeçar që kualifikohet në çerekfinalet e US Open pas 33 vitesh. Andre Agassi kishte bërë një arritje të tillë 33 vite më parë. Në çerkfinale spanjolli do të ndeshet me kanadezin Felix Auger-Aliassime, që mposhti Frances Tiafoe (4-6, 6-2, 7-6, 6-4) në ndeshjen respektive.

Numri 2 i Botës Daniil Medvedev është kualifikuar për në çerekfinale falë fitores 3-0 (6-3, 6-4, 6-3) ndaj britanikut Daniel Evans. Van de Zandschulp do të jetë kundërshtari i rusit në çerekfinale. /Oversport.tv