Usain Bolt, tifoz i deklaruar i Manchester United, në një intervistë të dhënë për BBC ka komentuar rikthimin e Cristiano Ronaldos: “Është një blerje e madhe. Cristiano ka një ndikim shumë të madh dhe do t’i përmirësojë këta djem.
Ai është një nivel tjetër, është një makineri. Mendoj se do të luajë deri në moshën 42 vjeçare, sepse është gjithmonë në formë dhe me një përgatitije superiore krahasuar me shumë lojtarë më të rinj, si pasojë e regjimit dhe përkushtimit në stërvitje”.
Pas Botërorit të vitit 2017, Bolt u tërhoq nga atletika, duke lënë pas një karrierë të papërsëritshme: 8 medalje të arta olimpike. U përfol për një rikthim të tij, por xhamajkani përgënjeshton:
“Kur i thashë trajnerit tim: Çmendon për një rikthimin në Olimpiadë? M’u përgjigj: As mos e mendo. Kur trajneri, atij që i besoj më shumë më thotë jo, atëherë kjo çështje ka përfunduar. Megjithëse tundimin për t’u rikthyer e pata”. Oversport.tv