Oleksandr Usyk ka mposhtur Anthony Joshua në Londër dhe tashmë është kampion i unifikuar në WBO, WBA dhe IFB, pas një dueli me 12 raunde ku ka treguar forcën e tij.
Ukrainasi në raundin e tretë, të shtatë dhe në të fundit e ka tronditur britanikun Joshua dhe në fund gjyqtarët unanimisht kanë votuar për Usyk si fitues.
Oleksandr triumfon për të dytën herë l në Londër, pasi më parë ka fituar edhe medaljen e artë në Olimpiadën “London 2012”. 34-vjeçari dhe Joshua pritet që të kenë një “rematch” mes tyre. / oversport.tv