Myrto Uzuni është zyrtarisht lojtar i Granada. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka fluturuar ditën e sotme në Spanjë dhe ka nënshkruar në praninë e menaxherit të tij, Franci Bode.
Sulmuesi ka firmosur me klubin e LaLiga një kontratë deri më 30 qershor 2025. Oversport mëson se Ferencvaros përfiton nga ky transferim 3.5 milion euro.
Kjo shifër mund të rritet edhe me 500 mijë euro të tjera në formë bonusesh, ndërkohë që kampionët e Hungarisë kanë ruajtur edhe 15% të kartonit që të përfitojnë në rast rishitjeje.
Kalimi i Uzunit në Spanjë është një hap i madh. Sulmuesi ka mundësinë të luajë në një nga top5 kampionatet më të rëndësishme në Europë, duke realizuar një ëndërr. / oversport.tv
Goles y asistencias desde el extremo.
¡Bienvenido al club de la #EternaLucha! pic.twitter.com/q6lEQofcQp
— Granada CF ❤️⚪️ (@GranadaCF) January 31, 2022