Uzunin e ndal shtylla, dramë në Sevilla-Granada! Fitojnë Newcastle e Lorient

Sevilla ka marrë një fitore dramatike me rezultatin 4-2 kundër Granada dhe për momentin ngjitet në vendin e dytë me 9 pikë më pak se Real Madrid i vendit të parë.

Skuadra e Myrto Uzunit flirtoi me pikën. Granada shënoi madje e para, me Machis, por mbrojtësi Diego Carlos e vendosi baraspeshën shpejt.

Ocampos në pjesën e dytë e përmbysi ndeshjen, kurse Rafa Mir pa t’i anulohej një gol nga VAR. Granada iu afrua golit me Uzuni, që u ndal nga shtylla.

Diaz më pas barazoi për skuadrën beratase, që në shtesë nuk rezistoi dot. Rafa Mir shënoi golin e tretë, kurse më pas Papu Gomez vulosi përfundimisht fitoren pas 10 minutave shtesë.

Newcastle mori tre pikë të tjera qetësie, pasi mposhti me rezultatin 1-0 Wolves. Wood ishte autori i golit të fitores, me penallti, ndërkohë që kishte shënuar edhe në pjesën e parë por VAR ia anuloi.

St Ettiene ka rënë sërish në zonën e ftohtë të renditjes dhe sot ka pësuar një nga humbjet më të rënda, pasi u mposht nga një rival direkt si Lorient, edhe pse për 22 minuta ishte në avantazh të dyfishtë.

Vendasit barazuan në 45 minutat e para dhe në të dytën shënuan edhe katër gola të tjerë dhe e përmbysi ndeshjen në 6-2.

LALIGA – JAVA 31
Sevilla-Granada 4-2
Shënues:
Diego Carlos 32’, Ocampos 68’, Mir 90+3’, Papu Gomez 90+10′ / Machis 23’, Diaz 88′

PREMIER LEAGUE – JAVA 32
Newcastle-Wolves 1-0
Shwnues:
Wood (pen.) 72’

LIGUE 1 – JAVA 31
Lorient-St Etienne 6-2
Shënues:
Moffi 42’ (pen.), 86′, Kone 45+1’, 65’, Le Fee 61’, Boisgard 90’/ Kolodziejczak 4’, Nordin 22’

Foto: Sevilla Futbol Club, Twitter