Vajzat Maradonës refuzojnë ndeshjen në nder të babait: Po bëjnë biznes me vdekjen e tij

Vajzat e Diego Armando Maradonës kanë refuzuar të marrin pjesë në ndeshjen miqësore midis Barcelonës dhe Boca Juniors që do të luhet në nder të babait të tyre. Lajmin e kanë konfirmuar vetë vajzat e legjendës që nuk i kursyen kritikat për të dyja klubet.

Sipas tyre, ata po bëjnë biznes me Maradonën edhe pse ka vdekur dhe kjo nuk është diçka e drejtë. Kështu, Dalma dhe Gianinna nuk kanë pranuar të bëhen palë me klubet të cilët po përfitojnë të ardhura dhe po komercializojnë vdekjen e legjendës.

Barcelona dhe Boca Juniors do të luajnë “Maradona Cup” në Arabinë Saudite më 14 dhjetor, duke bërë kështu edhe homazhet vjetore të lojtarit. Ndeshja do të luhet në stadiumin Mrsool Park në Riadme me një kapacitet prej 25 mijë shikuesish. /oversport.tv