“Vaksinohuni ose paguajeni vetë tamponin”, klubi i Bundesliga me ultimatum

Hertha Berlin ka dalë pro vaksinimit dhe e bën diçka të tillë edhe me vepra. Klubi gjerman ka vendosur që të gjithë futbollistët dhe punonjësit e klubit t’i paguajnë nga xhepi tamponët nëse nuk janë të vaksinuar.

Futbollistët në Gjermani bëjnë tamponë dy herë në javë, që kushtojnë rreth 70 euro. Fredi Bobic është shprehur për Bild se 90% e stafit dhe ekipit janë vaksinuar, duke shmangur kështu pagesat e tamponëve për COVID-19.

Në Gjermani shumica e futbollistëve janë vaksinuar. Në Bundesliga shifra shkon në 82%, ndërkohë që Hertha Berlin dy herë këtë sezon është futur në karantinë për shkak të rasteve me COVID-19 në skuadër. / oversport.tv