Valencia bën postimin epik për penalltinë e Realit, as Pique nuk e kursen ironinë

Penalltia e akorduar në minutën e 43 nga gjyqtari i ndeshjes midis Real Madridit dhe Valencias nuk i ka pëlqyer aspak këtyre të fundit. E konsideruar si një penallti e pa qenë, klubi ka reaguar në rrjetet sociale për këtë gjë.

Ata postuam një status në Twitter ku shkruhej: “Grabitja në Madrid ka filluar të jetë disi e përsëritur” duke etiketuar gjithashtu edhe serialin e famshëm spanjoll, “La Casa de papel” që flet gjithashtu për një grabitje në Spanjë.

Postimin e Valencias e ka marr më pas edhe mbrojtësi i Barcelones, Gerard Pique në profilin e tij, ku mbi të ka shtuar edhe një koment. “Mos e thuaj me zë të lartë se do të kesh sanksione”, shkruhet në komentin e qëndërmbrojtësit të Barcelonës, që ironizon kështu rivalet e Real Madridit. /oversport.tv