Valerien Ismael është trajneri i ri i skuadrës së Besiktasit

Valerien Ismael është trajneri i ri i skuadrës së Besiktasit. 46-vjeçari, që në shkurt u shkarkua nga West Bromwich Albion, ka firmosur një kontratë deri në qershor të vitit 2023, ku do të përfitojë 700 mijë euro në sezon.

Ismael zë vendin e teknikut Onder Karaveli, që la skuadrën e kryeqytetit turk në vendin e tetë në renditjen e Superligës.

Pavarësisht rezultateve të dobëta të këtij sezoni, Besiktas gjendet vetëm 3 pikë larg vendit të fundit që të çon në Kupat e Europës dhe ky është objektivi që tekniku i ri duhet të arrijë. / Oversport.tv

Foto: Beşiktaş JK Twitter