Van Gaal drejton stërvitjen nga makina, do të jetë në stol kundër Norvegjisë

Trajneri i Holandës, Louis van Gaal pësoi një dëmtim në kofshë, pasi u rrëzua nga biçikleta të dielën, por do të jetë në gjendje që të drejtojë skuadrën në ndeshjen e nesërme kundër Norvegjisë, një sfidë vendimtare për kualifikimin në finalet e Kupës së Botës, Katar 2022.

Van Gaal, që po shëtiste me biçikletë afër hotelit ku qëndronte skuadra u rrëzua dhe shkoi në spital për një vizitë të specializuar, por nuk mungoi në stërvitjen e të hënës, duke përdorur një makinë golfi nga ku drejtoi stërvitjen e skuadrës në prag të kësaj sfide vendimatare.

70-vjeçari që nuk mori pjesë fizikisht në konferencën për shtyp, por u lidh përmes një lidhjeje direkte me video me gazetarët, i ulur në një karrige me rrota. / Oversport.tv