Vanoli: Do të jetë ndeshje e vështirë, por shumë e rëndësishme

Në prag të sfidës kundër Kastriotit, trajneri i Dinamos, Rodolfo Vanoli dha një konferencë për shtyp ky komentoi edhe pritshmëritë që ka nga ky takim.

“E kemi përgatitur ndeshjen si çdo sfidë. Jemi të vetëdijshëm se në këto tre ndeshje jemi përballur me skuadrat më në formë të kampionatit.”

NDESHJET E FUNDIT- “Nëse analizohen këto 5 ndeshje, këto tre skuadra ishin në formë Egnatia, Kastrioti dhe Tirana. Ne nuk kemi humbur sepse nuk ishim të aftë për të luajtur. Kemi humbur ndeshjen ndaj Tiranës sepse kemi humbur një penallti dhe me Egnatian nuk kemi bërë një paraqitje në lartësinë e duhur.”

SOFRANAC- “Pas ndeshjes unë nuk flas kurrë në konferencë për shtyp, në media sepse unë kam shumë respekt për klubin tim. Sofranac ka thënë se ishte pak konfuz dhe se nuk ishte mirë fizikisht. Njerëzit përpara se të flasin dhe se të kritikojnë duhet të njohin ambientin. Unë nuk i pranoj kritikat me dinakëri që i bëjnë klubet e tjera te Dinamo ime”.

EKIPI- “Është evidente që me një të ri flitet në një mënyrë tjetër dhe me një lojtar veteran më ndryshe, për mua më intereson vetëm Dinamo dhe asgjë tjetër. Unë në 10 ditë nuk mund të zgjidh 9 muaj me probleme. Unë kam pranuar këtë post me dashuri dhe pasion, kam njohur presidentin dhe më vjen keq që ta shoh në këtë gjendje për mënyrën se çfarë na jep ne dhe klubit.

Nëse unë kam pranuar, nuk e kam bërë një gjë të tillë se dua të bëj dy muaj kështu, por sepse është një projekt i rëndësishëm. Besoj se Dinamo dhe tifozët e saj meritojnë shumë më kaq. Nëse jemi në këto kondicione janë faktet se në 9 muaj probleme nga të gjithë. Kush ka punuar për Dinamon duhet të kërkojë falje për aty ku e kanë dërguar klubin”.

SFIDA NDAJ TIRANËS- “Ndaj Tiranës unë kam parë një skuadër ‘zonjë’, ne kemi luajtur shanset tona, kemi pasur mundësi ta fitonim, por humbëm. Unë gjithmonë kërkoj lojtarë që janë mësuar të fitojnë”.

OBJEKTIVAT- “Skuadrën nuk e kam bërë unë, kam objektiv shpëtimin e skuadrës. Këtij ekipi i mungon vazhdimësia e rezultateve pozitive sepse kjo është e dallueshme nga të gjithë, nuk mjafton të bësh vetëm një ndeshje të mirë dhe më pas një negative”.

SFIDA NDAJ KASTRIOTIT- “Kastrioti vjen me disa rezultate pozitive radhazi. Për ne do të jetë një ndeshje shumë e vështirë dhe e rëndësishme”. /oversport.tv