Penalltia e dhënë kundër Milanit ka shkaktuar polemika të mëdha. Arbitri i ndeshjes Cakir pa vetëm prekjen me dorë nga Kalulu, ndërkohë që dyshimet janë të mëdha për një prekje të topit me dorë nga Lemar para se të ndodhte me francezin.
Ish-arbitri dhe tashmë analist, Graciano Sezani, thekson se për Cakir ka ardhur momenti t’i japë fund këtij profesioni dhe se gafat e njëpasnjëshme, jo vetëm në përballjen e djeshme, e vërtetojnë këtë shumë qartë.
“Tek penalltia, Çakir është me shpinë dhe nuk e sheh atë që ndodh. Ai vëren vetëm prekjen e topit me dorë të Kalulu. Lemar shoqëron trajektoren me dorën e majtë në mënyrë të vullnetshme, pastaj më pas shkon në dorën e mbrojtësit kuqezi.
VAR u tregua i pavëmendshëm, këto janë pamje që i kanë edhe ata. Çakir ka gabuar, kurse gabim më të madh ka bërë edhe VAR-i”, u shpreh ish arbitri.
Ai gjithashtu u ndal tek kartoni i kuq i Kessie: “Tek faulli i parë nuk mund të thuhet asgjë, ndërsa i dyti ka vend për dyshime. Ishte minuta e 28-të dhe një arbitër ekspert nuk mund të veprojë në atë mënyre.
Nuk ka pakujdesi, apo forcë jashtë masës. Çakir u tregua strikt, ashtu siç nuk ka ndodhur në raste të tjera”. Kontestime për arbitrin turk pati edhe trajneri Pioli, i cili mes të tjerash tha se nuk ishin vetëm penalltia e kartoni i kuq gabimet që u bënë. / oversport.tv