Varane tregon “shkesin”: Pogba ndikoi që të zgjidhja Manchester United

Largimi nga Reali i Madridit pas 10 viteve të kaluara aty, nuk ka qënë diçka e lehtë për Raphael Varane. Mbrojtësi francez, që u bashkua me “los blancos” në moshën 18-vjeçare, fitoi plot 18 trofe gjatë qëndrimit të tij në kryeqytetin spanjoll.

Pas 360 ndeshjeve të luajtura dhe 17 golave të shënuar me skuadrën madrilene, mbrojtësi ndjeu nevojën për të provuar një sfidë të re. Pasi shqyrtoi ofertat, zgjodhi Manchester United, një klub që ka kohë që synon të rikthehet në nivelet e të kaluarës.

40 milion euro paguan anglezët për Varane, që përveç emrit të madh të Manchesterit, zgjodhi të bëhëj një “djall i kuq” edhe falë një shoku, me të cilin kishte fituar Kupën e Botës në vitin 2018.

Bëhet fjalë për Paul Pogba. “Më foli për klubin, për ambjentin dhe për pritshmëritë. Është një lojtar i madh, ka shumë energji dhe është një lider brenda grupit. Shpresoj që të qëndrojë këtu për një kohë të gjatë”, ka thënë mbrojtësi, duke treguar se ndikimi i mesfushorit ka qënë shumë i rëndësishëm në vendimin e tij për të luajtur në Angli. /Oversport.tv