Vatër coronavirusi te Ferencvaros, karantinohet edhe Myrto Uzuni

Myrto Uzuni infektohet sërish me Covid 19. Mediat hungareze raportojnë se një vatër e coronavirusit ka shpërthyer tek skuadra e Ferencvarosit dhe mes lojtarëve që kanë rezultuar pozitvë është edhe sulmuesi shqiptar.

Kjo situatë ka detyruar drejtuesit e klubit hungarez që të anulojë fazën përgatitore që ishte planifikuar që të zhvillohej në Marbella të Spanjës.

Basic, Loncar dhe Franck Boli janë lojtarët e tjerë të infektuar me coronavirus dhe së bashku me Uzunin janë futur në karantinë. Kjo është hera e dytë që beratasi infektohet me covid. / Oversport.tv