Vazhdojnë largimet nga Kukësi, verilindorët zyrtarizojnë ndarjen me 23-vjeçarin

Kukësi vazhdon riformatimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm. Nga skuadra verilindore është larguar një tjetër emër. Këtë herë bëhet fjalë për Jakup Berishën.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi verilindor me anë të një postimi në rrjetet sociale. Berisha qëndroi vetëm një sezon te Kukësi, por pa arritur dot të shkëlqejë, ku në 19 ndeshje në total arriti të realizonte vetëm 1 gol.

“Njoftim

FK Kukesi mbyll bashkpunimin me lojtarin Jakup Berisha!

Faleminderit edhe suksese Jakup”, shkruhej në postimin e publikuar nga Kukësi. /oversport.tv