Vazhdojnë ofertat e çmendura nga Arabia, Al Hilal mbulon me para yllin e PSG

Vazhdojnë ofertat e çmendura nga Arabia Saudite për yjet e futbollit europian. I fundit që ka përfunduar në radarët e klubeve arabe është Marco Verratti, i cili ka marrë një ofertë nga klubi i Al Hilal.

Këta të fundit i kanë ofruar Verrattit një kontratë dy vjeçare ku do të përfitojë rreth 20 milionë euro në sezon. Në total 40 milionë për Verrattin që për momentin është me pushime dhe po merr kohë përpara se të japë një përgjigje finale.

Këtë gjë e ka konfirmuar edhe vetë agjentja e tij, Rafaela Pimenta e cila tha se për momentin lojtari po shijon pushimet. Sa i përket situatës së Verrattit, mesfushori italian po kërkon të largohet nga Parisi dhe ofertat për të nuk kanë munguar edhe nga klube të mëdha europiane. /oversport.tv