Vazhdojnë polemikat, Leboeuf: Kur nuk e mori Zidane, mos ta marrë as Messi

Topi i Artë? Jam mërzitur duke parë vetëm Messin që e fiton këtë trofe”, deklaroi një ditë më parë Patrice Evra. Ndërsa trajneri I Bayernit të Mynihut, Nagelsmann votonte për lojtarin e skuadrës së tij:

“Topin e Artë e meriton Leëandoëski dhe mendoj se duhet t’ia japin, sepse në tre vitet e fundit ka patur një vazhdimësi të jashtëzakonshme, shumë më mirë se çdo futbollist tjetër”.

Vazhdojnë të shtohen zërat kundër fitimit të mundshëm të Topit të Artë nga Leo Messi, pasi Frank Leboeuf, ish-mbrojtësi I kombëtares franceze ka thënë:

“Në vitin 2000 dhe 2006, Zidane nuk e mori dot trofeun e Topit të Artë, pasi kishte marrë karton të kuq në secilën prej finaleve. Messi mori karton të kuq në Superkupën e Spanjës, pasi goditi me grusht kundërshtarin.

Besoj se ky karton i kuq duhet të llogaritet. Nëse nuk ia dhanë atëherë Zidanes, atëherë nuk duhet tia japin as Messit”, ka deklaruar ish-mbrojtësi iChelseat dhe Marseilles. / Oversport.tv