Vazhdojnë problemet për Napolin, dëmtohet një tjetër sulmues

Nuk ka paqe për Napolin. Pas problemeve të Osimhen dhe gjithashtu të Anguissa, tani të kaltrit mund të kenë probleme edhe me Insignen. Kapiteni ka pësuar një problem në gju dhe mund të mungoj në sfidën e nesërme ndaj Spartak Moscow.

Lajmi është konfirmuar nga mediat italiane që kanë parë se Insigne mungonte sot në stërvitjen e fundit në prag të sfidës në Rusi. Sulmuesi dyshohet se ka pasur një dëmtim në seancat e fundit stërvitore.

Megjithatë, ende nuk bëhet e qartë koha që Insigne do të mungojë. Te Napoli të gjithë shpresojnë që problemi të mos jetë diçka serioze. Megjithatë, gjithçka mund të qartësohet sot, në konferencën për shtyp të trajnerit Spalletti. /oversport.tv