Vazhdon fushata e rinovimeve te Bayern, zyrtarizohet marrëveshja me portierin

Vazhdon fushata e rinovimeve të Bayern dhe këtë herë radha i ka ardhur portierit të dytë, Sven Ulreich. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një komunikate zyrtare ku ka treguar se Ulreich do të vazhdojë të qëndrojë me bavarezët edhe për një tjetër sezon.

Ndërkohë që pas zyrtarizimit ka folur edhe drejtori sportiv i Bayern, Hasan Salihamidzic. “Jemi të lumtur që Sven do të qëndrojë te Bayern për një tjetër vit. Me karakterin dhe mentalitetin e tij, ai përshtatet në mënyrë perfektë me grupin tonë.

Ka folur gjithashtu pas rinovimit edhe vetë portieri që është zëvendësuesi i Neuer në hierarkinë e portës së Bayern. “Me kalimin e viteve, Bayerni është bërë si një familje për mua. Mezi po pres të kaloj edhe një tjetër vit këtu. Më pëlqen roli im pas një portieri të madh në botë si Neuer. Kemi një raport miqësor”. /oversport.tv

Foto: FC Bayern München, Twitter