Vazhdon kriza e United edhe me Ten Hag, Brighton pushton “Old Trafford”

Duket se ardhja e teknikut të ri, Erik ten Hag nuk e ka ndryshuar aspak situatën e Manchester United, që zhgënjen në debutimin sezonal në kampionat.

“Djajtë e kuq” janë mposhtur 1-2 në “Old Trafford” nga modestët e Brighton në ndeshjen e parë të sezonit në Premier League.

Ten Hag lë në stol Ronaldon dhe miqtë mbyllin pjesën e parë në avantazh të dyfishtë falë dygolëshit të shënuar nga Gross. United mundohet të reagojë në pjesën e dytë, edhe Ronaldo zbret në fushë, dhe shkurton shifrat falë një autogoli të Mac Allister.

Vendasit mundohen që të gjejnë sërish rrjetën, por nuk thyejnë dot mbrojtjen kundërshtare. Nis me humbje aventura e Erik ten Hag në stolin e United dhe duket se kriza e viteve të fundit nuk ka marrë fund për “djajtë e kuq”.

Strakosha ka qenë spektator (në stol) në barazimin 2-2 që Brentfordi i tij mori në transfertë përballë Leicesterit. / Oversport.tv

Foto: Manchester United Twitter