Vazhdon “mallkimi” në Madrid, Hazard duhet të operohet

Eden Hazard është me të vërtetë i pafat në aventurën e tij me Realin e Madridit, pasi dëmtimet e shpeshta nuk e kanë lejuar që të shfaqë më të mirën e tij.

Sulmuesi belg duhet të bëjë një ndërhyrje kirurgjikale në kyçin e këmbës së djathtë për shkak të shqetësimeve të vazhdueshme.

31-vjeçari ka humbur më shumë se 60 ndeshje me Realin e Madridit për shkak të dëmtimeve që kur u transferua nga Chelsea në vitin 2019 për shumën rekord të 115 milionë eurove. / Oversport.tv

Foto: realmadrid.com