Vazhdon “mallkimi”! Skuadra e parë në renditjen e FIFA-s zhgënjen në Botëror

Eliminimi i Seleçaos nga Kupa e Botës, Katar 2022 konfirmon “mallkimin” e renditjes së FIFA-s, sistem që vlerëson vlerën e skuadrave kombëtare bazuar në rezultatet e tyre.

Që kur është përdorur kjo renditje në vitin 1992 skuadra që ka shkuar në Botëror si e para në klasifikim nuk e ka fituar kurrë Kupën. Në dy raste skuadra që ka triumfuar në fund të turneut nuk kanë qenë as në 10-en e parë në vigjilje të Kupës së Botës.

Në Botërorin e vitit 1994 renditjen e FIFA-s e kryesonte Gjermania por Kupën e fitoi Brazili. Në Botërorin e vitit 1998 renditjen e kryesonte Brazili, por Kupën e fitoi Franca. Në Botërorin e vitit 2002 renditjen e kryesonte Franca, por trofeun e fitoi Brazili.

Në Botërorin e vitit 2006 renditjen e kryesonte Brazili, por Kupën e fitoi Italia. Në Botërorin e vitit 2010 renditjen e kryesonte Brazili, Kupën e fitoi Spanja. Në Botërorin e vitit 2014 renditjen e kryesonte Spanja, Kupën e fitoi Gjermania. Në Botërorin e vitit 2018 renditjen e FIFA-s e kryesonte Gjermania, por Kupën e fitoi Franca. / Oversport.tv

Foto: FIFA World Cup Twitter