Vazhdon martesa Modric-Real, mesfushori do të qëndrojë në Madrid deri në vitin 2024

Luka Modric do të vazhdojë të luajë me fanellën e Realit të Madridit edhe për një tjetër vit. Sipas asaj që shkruan “AS”, mesfushori kroat i ka shprehur presidentit Florentino Perez dëshirën për të vazhduar karrierën me “Blancos”.

37-vjeçari ka vendosur që të refuzojë ofertat faraonike që i kanë ardhur nga Arabia Saudite, sepse ndihet akoma në gjendje që të luajë në nivele të larta me gjigantët spanjoll në LaLiga dhe në Europë.

Presidenti i klubit “merengues” e ka pranuar me shumë kënaqësi vendimin e mesfushorit dhe ka vendosur që ti plotësojë dëshirën. Mungon vetëm zyrtarizimi i zgjatjes së bashkëpunimit mes palëve.

Modric u bashkua me Realin në vitin 2012 dhe që nga ajo kohë ka zhvilluar 322 ndeshje dhe ka shënuar 26 gola me fanellën e madrilenëve. / Oversport.tv