Vazhdon telenovela Wanda-Icardi: Nga tradhtia, te divorci dhe largimi nga PSG

Tradhëti, divorc dhe kërcënime. Telenovela Wanda Nara dhe Mauro Icardi duket se sapo ka nisur. Pas ndarjes së bujshme të çiftit në ditët e fundit duket se shumë probleme të tjera janë hapur më pas.

Mauro Icardi nuk është stërvitur me ekipin e PSG, pasi ka shkuar në Milano në përpjekje për të rifituar përsëri partneret e tij.

Sipas mediave vendase ajo i ka paraqitur sulmuesit kërkesën për divorc, ndërkohë që nga ana tjetër argjentinasi ka kërcënuar me largim nga PSG.

Nara është njëkohësisht edhe agjentja e Icardit dhe janë në kontratë me ekipin e PSG deri në vitin 2024.

Një prishje e kontratës do t’i kushtonte atyre një shumë të majme dëmshpërblimi, diçka që nuk do t’i leverdiste aspak Wanda Narës pasi si agjente e Icardit, pesha e firmës bie mbi të. /oversport.tv