Pas eliminimit nga Maqedonia e Veriut, vazhdon zhgënjimi i madh në Itali. Kombëtarja e Roberto Mancinit do të zhvillojë një ndeshje kundër Turqisë, ekipi tjetër i eliminuar në “play off”, në përballjen kundër Portugalisë.
Megjithatë, Mancini duhet t’i bëjë planet pa një mesfushor shumë të rëndësishëm në këtë sfidë. Bëhet fjalë për Marco Verrattin i cili u largua nga grumbullimi i kombëtares.
Arsyeja e këtij largimi nuk bëhet ende e ditur, por Verratti nuk do të udhëtojë me ekipin drejt Konias. Ai është nisur për në Paris ku do t’i rikthehet stërvitjes me klubin e tij, PSG.
Bashkë me të do të mungojnë gjithashtu edhe dy lojtarët e dëmtuar, Gianluca Mancini dhe Domenico Berardi. Ndërkohë që grumbullimin e kanë lënë gjithashtu edhe Lorenzo Insigne, Jorginho e Ciro Immobile. /oversport.tv
Foto: Nazionale Italiana, Twitter