Vecino bllokohet nga autoritetet shëndetësore, nuk i bashkohet Uruguait

Matias Vecino nuk do të jetë me Uruguain kundër Kilit në kualifikueset e “Katar 2022”.

Edhe pse mesfushori i Interit ka dalë negativ në testin e fundit për Covid-19, ai nuk mund të fluturojë drejt Amerikës Latine.

Federata Uruguaiane e Futbollit ka bërë me dije se ai nuk mund të jetë në Kili, për shkak të kufizimeve të Ministrisë së Shëndetësisë së Kilit.

Kështu Vecino do të mbetet në Milano dhe do të bëhet gati për ndeshjen e radhës kundër Juventusit në Serie A. / oversport.tv